FOTO/ Rama tregon projekt idenë e Akademisë së Manchester City-t në Durrës

Kryeministri Edi Rama, ka treguar me foto projekt idenë e Akademisë së Manchester City-t në Durrës. Marrëveshja me “Manchester City”, u firmos më 26 prill nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Akademia e Futbollit, shkolla për fëmijët e Manchester Group, kampusi i ri i Manchester City Club, do të ketë impakt jo vetëm për Durrësin dhe Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin.

Me këtë marrëveshje, Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën.

SHKARKO APP