FOTO/ Rama: Vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi, nga sot do të marrin dije në gjuhën shqipe

Nxënësit e shkollës në Rozhajë të Malit të Zi do të mësojnë abetaren në gjuhën shqipe. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të takimit që homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç zhvilloi për përurimin e shkollës në Rozhajë.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërsa Dritan Abazoviç, në një postim në rrjetet sociale u shpreh se kjo është e vetmja shkollë në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?