FOTO/ Sa është pëlqyeshmëria për Ramën, qeverinë dhe pikat më të forta? Gjetjet e Barometrit

Matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania sjellin pëlqyeshmërinë për liderët kryesorë të politikës shqiptare një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Rama është njëri prej liderëve politikë që ka kaluar në vlerësimin e qytetarëve në sondazhin e fundit.

Sipas Barometrit nga Euronews Albania (48.4 %) e të intervistuarve ballë për ballë nga Data Centrum, kanë mendim pozitiv për kreun e qeverisë, ndërsa (47.3%) kanë mendim negativ për të.

Në një periudhë 5 mujore të matjeve të Barometrit, rezulton se pëlqyeshmëria e Ramës ka pësuar një rënie prej (7.1%) në dy muajt e fundit krahasuar me marsin e vitit 2024, dhe në këto muaj është rritur (4.9%) mendimi negativ për të. Në mars të 2024 mendimi pozitiv për të ka qenë (55.5 %), sot në matjet e fundit është (48.4 %). Ndërsa mendimi negativ për të në mars ka qenë (42.4 %), sot është (47.3 %).

Tek analiza e të dhënave demografike lidhur me pëlqyeshmërinë për Edi Ramën duken qartë dy prirje. Pëlqyeshmëria për Edi Ramën është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt. Moshat e reja dallojnë në pëlqyeshmëri më të lartë në krahasim me moshat më të vjetra. Në grupmoshën më të re 18-24 vjeç (57.4%) e tyre kanë mendim pozitiv për Edi Ramën, dhe (41.4 %) e grupmoshës 65-75 vjeç kanë mendim pozitiv për të.

SHKARKO APP