FOTO/ Shkolla ”Gjergj Kastrioti” në Lezhë, Rama: Kushtet më të mira për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj
Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë është rindërtuar me kushtet dhe standardet më të mira për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të ambienteve të kësaj shkolle e rindërtuar falë programit “EU4Schools”. Rama informon se këtë vit pritet të përfundojë ndërtimin dhe rehabilitimi i 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.
“Edhe një tjetër shkollë rilind në qytetin e Lezhës, shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” e ndërtuar me kushtet dhe standardet më të mira për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj.
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, u shpreh Rama.