FOTO/ Soreca takon Yuri Kim: Gati të nisim bashkëpunimin, 2020 vit i rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë
Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri Luigi Soreca ka takuar ambasadoren e re të SHBA Yuri Kim dhe është shprehur se është gati të bashkëpunojë me të në këtë vit të cilin e konsideron si të rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.
Komenti i ambasadorit Soreca
Mirëseardhje ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim. Gati të nisim punën së bashku për të vijuar bashkëpunimin BE- SHBA në Shqipëri, në kontekstin e perspektivës europiane të vendit. 2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.