FOTO/ Spiropali pret në takim Hysin dhe Kadarenë: Përmirësim i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në takime të veçanta Vasilika Hysin, përfaqësuese e vendit tonë në misionin e OKB-së në Gjenevë dhe po ashtu me Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO. Spiropali u shpreh se në fokus është përmirësimi i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB.

Postimi i plotë

Me përfaqësuesit tanë diplomatikë në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin e bashkëveprimin.

E nderuar të shkëmbeja mendime me mikeshat e mira: Vasilika Hysin, përfaqësuese e vendit tonë në misionin e OKB-së në Gjenevë dhe po ashtu me Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.

Fokusi ynë, përmirësimi i raportimeve të Shqipërisë në strukturat e OKB, fuqizimi i rolit të vendit tonë në këto struktura dhe rritja e bashkëpunimit me agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

SHKARKO APP