FOTO/ Takimi me delegacionin e senatorëve amerikanë, Rama: Të shqetësuar për situatën në veriun e Kosovës

Kryeministri Edi Rama është takuar me një grup senatorësh amerikanë në samitin e NATO-s në Vilnius, takim që sipas Kryeministrit shqiptar, ishte kërkuar prej tyre.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se senatorët amerikanë shprehën shqetësimin për situatën në veriun e Kosovës.

“Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP