Foto/ Tashmë personat me aftësi ndryshe kanë më shumë siguri në rrugët e qytetit! Ja risia

Kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar risinë në semaforët e qytetit. Tanimë personat me aftësi ndryshe do kenë më shumë siguri, falë punës së ekipit të terrenit në Bashkinë e Tiranës të cilët kanë instaluar pulsantët me efekt akustik.

Më shumë siguri në çdo rrugë të qytetit! Tashmë personat me aftësi ndryshe kanë më shumë siguri në rrugët e qytetit; pranë kryqëzimit të “Ushtarit të Panjohur” u instaluan pulsantët me efekt akustik në ndihmë të tyre. Puna vijon!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

SHKARKO APP