Foto të rralla te Blendi Fevziut në Machu Picchu, Peru
Blendi Fevziu njihet për shëtitjet nëpër botë. Kurioz nga natyra dhe skrupuloz nga këmbëngulja, ai, ka vizituar pothuaj çdo cep të Globit.
Së fundmi ka postuar foto nga një prej pikave më turistike në botë, nga Machu Picchu në Peru.
Historia e shkurtër e Machu Picchu, Peru
Machu Picchu (Kueçua: Machu Pikchu d.m.th “Mali i Moçëm”) është një vend arkeologjik inkas papa-kolumbian i ndodhur 2430 metra mbi nivelin e detit, në pjesën lindore të Andve. Pozicionohet në një kreshtë mali mbi luginën Urubamba (Lugina e Shenjtë). Pjesa më e madhe e arkeologëve besojnë se Maçu Piçu u ndërtua si një strehë malore e shenjtë e perandorit Inkas Pachacuti (1438–1472). Shpesh këtij qyteti i referohen edhe si “Qyteti i humbur i Inkasve”, i cili ndoshta është ikona më familjare nga Bota Inkase. Qyteti ka rreth dyqind ndërtesa të mëdha kryesisht tempuj, rezidenca, magazinave dhe objekteve të tjera për përdorim publik të vendosura në tarraca dhe të organizuara rreth sheshit qendror. Në një kodër në qendër të qytetit ka një lapidar graniti, ndoshta një altar, karakteristike e Inkasve, dhe ndoshta edhe një observator.

Në foto: Fevziu me vajzën e tij në Machu Picchu, Peru

KOHA JONË SONDAZH

