FOTO/ Udhëtimet e Ramës me çarter, grupet në PD bëhen bashkë dhe duan hetimin e Kryeministrit

Dy grupet në PD janë bashkuar, dhe kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama.

36 deputetë të opozitës, përfshi edhe disa nga grupi i Alibeajt si Dhurata Çupi, Merita Bakiu dhe Kreshnik Çollaku, depozituan kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.09.2013 deri në datë 31.10.2022″.

Opozita ka denoncuar në vazhdimësi shpërdorimin e fondeve dhe parave publike nga Kryeministri, duke bërë publike mjaft shembuj konkretë të këtyre abuzimeve. Gjithashtu media investigative ka publikuar mjaft të dhëna dhe detaje rreth udhëtimeve jashtë shtetit të Kryeministrit.

SHKARKO APP