FOTO/ Vajza e Berishës kërkon sërish lirimin e babait para Bashkisë së Tiranës

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë së Tiranës, thirrjet për dorëheqjen e Veliajt kanë ardhur nga vajza e Sali Berishës dhe disa shoqe të saj.

Edhe në protestën e sotme të Rithemelimit, Argita Malltezi, bashkëshorti dhe babai i së cilës janë nën arrest shtëpiak prej fundvitit të shkuar për korrupsion, shfaqet teksa mban veshur një bluze përmes së cilës kërkohet lirimin e babait të saj Sali Berisha.

Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se në duart e kujt ka mbetur opozita, e cila me sa duket po i trashëgohet fëmijëve të eksponentëve të PD së viteve ’90, si një plaçkë që duhet mbajtur brenda familjes. Kjo është edhe një nga arsyet që sot në protestë kanë dalë 1/3 e militantëve nga grushti i atyre që protestuan një javë më parë.

SHKARKO APP