FOTO/ Vijon puna në aksin rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Zhvillim ekonomik dhe turistik për zonën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook, foto nga puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, ku thotë se është një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor.

”Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore”,-shkruan Rama në një postim në facebook.

SHKARKO APP