FOTO/ Vila ”Eden” në Korçë, Rama: E bukur dhe plot stil. Një nga destinacionet më të lakmuara për turistët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në facebook, foto nga vila Eden që ndodhet në Korçë. Teksa e përshkruan si të bukur dhe plot stil, kreu i qeverisë thekson se është një nga destinacionet më të lakmuara për turistët.

”E bukur, elegante e plot stil, si vetë emri që mban, vila ‘’Eden’’ në Korçë është kthyer në një nga destinacionet më të lakmuara për turistët vendas dhe të huaj. E ndodhur brenda qendrës historike të Korçës, pozicionuar rrëzë kodrës, ajo ofron një pamje mahnitëse të vetë qytetit.

Mikpritja korçare bashkë edhe me kuzhinën tipike të zonës e plotësojnë më së miri ofertën turistike që ofron kjo vilë për çdo vizitor që zgjedh të kalojë aty një fundjavë apo më tepër se kaq”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP