FOTO/ Zbulohet tuma e tretë në Himarë, Rama: I përkasin periudhës së hekurit të hershëm

Kryeministri Edi Rama, thotë se zbulime mbresëlënëse po ndodhin në Himarë të cilat i përkasin periudhës së hekurit të hershëm, shek. XI-X p.Kr. Teksa ka shpërndarë foto, Rama thekson se tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin e detit Jon.

“Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve. Objektet e zbuluara në to i përkasin periudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr).

Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?