Fotoalbum nga konferenca, Rama: Ditë e paharrueshme

Mëngjesin e kësaj të marte, Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një fotoalbum të shkrepur në Bruksel ku shihet së bashku me krerët e BE si dhe liderë të tjerë të vendeve të ndryshme në botë, të cilët morën pjesë në konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

”Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të europës”,-shkruan kryeministri Rama.

Shqipëria mblodhi nga Konferenca e Donatorëve që ishte organizuar për ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, 1.15 miliardë euro që do të vijnë në formën e granteve, huave, e fondeve për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?