Fotoalbum nga takimi në Elbasan, Rama falënderon gratë dhe vajzat: Super socialistet

Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me gra dhe vajza në Elbasan. Kryeministri dhe kryesocialisti Rama falënderoi gratë socialiste të Elbasanit, ndërsa postoi edhe një fotoalbum nga ky stacion i rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit. “Super socialistet e Elbasanit. Faleminderit”, shkruan Rama.

Rama u kërkoi grave dhe vajzave të Elbasanit që të mbështesin kandidatin e PS-së për bashkinë e Elbasanit, kryebashkiakun aktual Gledian Llatja.

“Kur unë kam filluar këtë mision, në krye të PS-së ka qenë një pasqyrë komplet tjetër e realitetit të grave e vajzave në PS. Në të gjitha rolet kryesore 99 % ishin burra. Në të gjitha mbledhjet e strukturave drejtuese 85 % ishin burra.

Është dashur vërtet një punë e madhe hap pas hapi që këtu në Elbasan, edhe pse gratë dhe vajzat kanë qenë shumicë në mbështetje të PS-së, ne të kalojmë nga një realitet ku gratë socialiste, duke luftuar me burrat, kanë një vend dhe zërin e tyre sot”, tha Rama.

SHKARKO APP