FotoALBUMI i DITËS sot me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

“FotoALBUMI i DITËS sot me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, takimi me komunitetin minoritar grek, vizitë në Shkollën e Mesme të Bashkuar dhe Kishën e Derviçanit’- shkruan Edi Rama në facebook.
Në fakt Kyriakos Mitsotakis është kryeministri më i mirë i Greqisë në disa dekada, pasi mbetet njerëzor dhe shumë miqësor me shtetet fqinje. Edhe me Turqinë e mikut të Ramës, kryeministri grek sillet në mënyrë korrekte, aq me tepër se Presidenti Erdogan manifeston tone perandorake te kohës osmane, por përsëri diplomacia greke ka vlera të Greqisë Lashtë, vlera ku mbizotëron kultura, durimi dhe ana njerëzore.
Minoritarët grekë në Shqipëri si rregull respektohen nga çdo qeveri shqiptare, ndaj vizita e kryeministrit greke ishte vizitë korrekte, ndonëse në Himarë ishte vizitë që preku nacionalistët shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?