Fotoja akuzuese nga Durrësi: Më 25 prill votoni Ramën…

Kanë mjaftuar 15 minuta shi dhe rrugët kryesore të qytetit të Durrësit sot janë përmbytur. Situata kaotike vjen për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe betonizimit të qytetit bregdetar.

Fotoja më poshtë është më e shpërndara në rrjetet sociale dhe tregon sesi të moshuarit janë përballur me situata të rrezikshme edhe për të dalë nga banesa. Mbishkrimi ironik që shoqëron këtë foto është: “Më 25 prill Durrësi voton Ramën”. Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e prillit do të kandidojë në Durrës dhe do të kërkojë votat për një mandat të tretë, për investimet që ka bërë këto tetë vite në Durrës. Fotoja flet vet dhe për investimet e qeverisë “Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?