Fotoja e plublikuar nga PD, PS: Nuk ja vlen ti përgjigjesh kësaj opozite

Publikimi i një fotoja në faqen në Facebook të PD-së, në të cilën duket Pajtim Serjanit, personi i plagosur një ditë më parë dhe që njihet si miku i Emiliano Shullazit, ka reaguar edhe selia rozë. 

“Fotografia dhe komenti i PD që lidh të plagosurin e ngjarjes së mbrëmshme me Partinë Socialiste, është një ndër shprehjet më të dëshpëruara të një opozite pa vizion, pa program, pa lider.

Sa më shumë PD përshkallëzon këtë politike balte, aq më e qartë bëhet për ne se nuk ia vlen as t’i përgjigjesh kësaj opozite që nuk do dialog, nuk do debat, nuk do zhvillim po vetëm grindje dhe baltë”,- thuhet në një njoftim të PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?