Fotoja me Obamën, Berisha sulmon Ramën dhe jep lajmin: Në SHBA kërkohet burgosja e Edvinit

“Në SHBA kërkohet burgosja e Edvin Mafise. Mbi të rëndojnë 4 akuza të rënda që në tërësi e dënojne me 12 vjet burg”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me pasardhësin e tij në qeveri, Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama ka shkelur ligjin elektoral amerikan që ndalon financimin e huaj për kandidatet dhe partitë ne fushate elektorale duke dhënë 80 mijë dollarë për foton që bëri me Presidentin Obama. Berisha shkruan më tej se arrestimin e Ramës e ka kërkuar edhe gazetarja e Fox News, rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter.

Kujtojmë se gazetarja e gjigandit amerikan, Fox News, Sara Carter iu rikthye çështjes së fotos Rama-Obama. Përmes një postimi në Twitter ajo ngrinte pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, duke shtuar se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

REAGIMI I BERISHËS
Ne SHBA kerkohet burgosja e e Edvin Mafise.
Mbi të rëndojnë 4 akuza të rënda që në tërësi e dënojne me 12 vjet burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Ai ka shkelur ligjin elektoral amerikan qe ndalon te financimin e huaj per kandidatet dhe partite ne fushate eletorale duke financuar me 80 mije dollare foton qe beri me Presidentin Obama.
2-Ai akuzohet per mashtrim ne rrethana qe e rendojne shume. Kjo sepse per tu futur tek presidenti Obama ai eshte paraqitur si bashkshortja e Bilalit nderkohe qe Bilali ishte i martuar dhe me femije.
3-Edvin Mafia denohet si fallsifikator sepse per te shkuar ne dreken e Presidentit ai ka prodhuar dokumenta fallco martesore te gjendjes civile si bashkshorte e Bilalit nderkohe vet kishte bere dasmen dhe ishte martuar me zonjen Xhillari.
4-Denohet per larje parash pasi fondi prej 80000 dollare qe i ka dorezuar avokatit vjen nga para te pista.
Per te gjitha keto ne ShBA jane denuar me 4-6 vjet deri tani dhe kane bere burg Bilali, Avokati grek Argeros eshte ne biruce.

Gazetarja e mirenjohur e rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter kerkon burgosjen e kryeministrit shqiptar. Nderkohe thuhet se pas denimit te Argeros dhe denoncimit te Edvin Mafise nga avokati i Argeros eshte vene ne hetim dhe ndjekje penale te Edvin Mafise.
Ketu me poshte keni statusin saj ne Tweter. sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?