Fotolajm/ Mikpritja e Ramës nga presidentja e Greqisë

Pasi të hënën çeli ekspozitën me piktura, kryeministri Edi Rama është pritur nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në ditën e dytë të vizitës në Athinë.

Kreu i qeverisë u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy vendeve. Rama ka ndarë edhe nga kjo mikpritje.

“Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”,-u shpreh Rama.

SHKARKO APP