FOTOLAJM/ Protesta e studentëve, leksion për një shoqëri që ka humbur nervin e reagimit

Studentët sot në Tiranë kanë dalë në protestë kundër rritjes së tarifave arsimore nga qeveria. Në një tubim paqësor dhe me pjesëmarrje masive të rinjtë kanë kërkuar nga qeveria të ulë taksat të kthejë vëmendjen drejt universiteteve shtetërore.

Mes të tjerave, studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekësh për kredit për çdo provim të bartur, ndërkohë që pagesa për vitin akademik kërkohet të bëhet në janar dhe jo në dhjetor. Dhjetëra studentë janë parë të mblidhen në oborrin e fakultetit në fjalë, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, e më pas kanë vijuar me një marshim në rrugët e kryeqytetit me destinacion Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Gjatë rrugës janë bërë me qindra, sepse atyre iu janë bashkuar edhe studentë të Universitetit të Tiranës, përkatësisht nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ai i Drejtësisë.

Tubimi paqësor i studentëve është një reagim ndaj asaj që ata e quajnë arrogancë të qeverisë dhe diskriminim të dukshëm të universiteteve shtetërore nga ato private.

Por më shumë se kaq, tubimi i studentëve, pa parrulla politike por për një çështje që ka të bëjë më të ardhmen e tyre, është një leksion që i bëhet shoqërisë shqiptare, e cila ka humbur nervin e reagimit dhe u bindet qorrazi çdo politike të qeveritare edhe kur ajo është në dëm të tyre.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/746069189081068/

SHKARKO APP