FOTOLAJM/ Rama zbret në Izrael me “Air Albania”, takime me krerët e shtetit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael dhe këtë e ka treguar me një foto në facebook. Rama do të zhvillojë takime edhe me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike.

Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy.

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?