Fotolajm/ Trafik i rënduar sërish në aksin Fushë Krujë-Thumanë, mbi 12 km radhë
Përsëri është bllokuar rruga Fushë Krujë –Thumanë. Trafiku është i rënduar dhe mjetet janë në radhë për të lëvizur.
Minimalisht për të përshkuar këtë segment në flukse të tilla duhen dy orë, por edhe më tepër. Në disa pika ka punonjës të policisë, por që nuk mund ta normalizojnë situatën.
Kjo ndodh sepse rruga nuk e përballon dot një fluks kaq të madh mjetesh që vijnë nga drejtime te ndryshme. Një situatë e tillë po ndodh prej ditësh nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Me gjasa rruga do të jetë me trafik të renduar përgjatë gjithë sezonit turistik.
Ndërkohë nga terreni raportohet se radha është mbi 12 km.