FOTOT ‘’E NGRYSURA’’ TË RAMËS DHE METËS, BUZËQESHIN VETËM NË PODIUM

 

Edi Rama, Ilir Meta, Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi e kanë marrë shumë seriozisht dje prezantimin e kandidatëve të koalicionit për zgjedhjet lokale.  Gjatë kohës që kanë qëndruar te ‘’spektatorët’’ në Pallatin e Kongreseve, ata janë fotografuar shumë të mendueshëm, gati-gati të ngrysur në fytyrë. Fakt ky i kujtuar edhe nga komentuesit në albumin që vetë Rama shpërndau në ‘’Facebook’’.

 

 

Buzëqeshja duket se u është rikthyer vetëm kur morën drejtimin e situatës, që me thënë të drejtën është një situatë e njohur për ta, duke qenë se janë në pozicionet e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Aty kanë shpërthyer në të qeshura e herë herë në buzëqeshje.

“Drejtimi i duhur shihet, drejtimi i duhur dihet, drejtimi i duhur zgjidhet më 21 qershor”, shkruan Rama në ''Facebook''.

SHKARKO APP