FOTOT/ Elona Guri takime me qytetarë në Durrës: Edhe pak ditë nga fitorja e madhe!

Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Durrësin, Elona Guri zhvilloi gjatë ditës së sotme takime të shumta me qytetarë të këtij qyteti,

Teksa publikon dhe pamje nga këto takime, Guri shprehet përmes rrjeteve sociale se temë e diskutimeve me durrsakët ishte pikërisht programi ekonomik i LSI-së i cili fokusohet në 5 shtylla kryesore

“Takim me qytetarë të Durrësit duke diskutuar për 5 pikat e programit të LSI.

  1. Programi i rimbursimit 5% të vlerës së çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Çdo qytetar do t’i kthehet mbrapsh 5% për çdo shpenzim që do të bëjë.
  2. Mbështetje për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë. Programi nga “Bebja në bebe” duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD.

Në momentin që një bebe lind, në emër të tij hapet një fond investimi prej 1000 USD, i cili vendoset në një fond investimesh dhe i kthehet bebes në momentin që ai riprodhon vetveten. Kur ai bëhet prind. Duke patur parasysh se mosha mesatare që ai riprodhohet është llogaritur rreth 25 vjec. Mund të jete edhe me shume prej interesave të fondit të investimit.

  1. 1% Taksa e të Ardhmes për arsimin për 200 kompanitë më të mëdhatë.
  2. Programi “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshëtimit të arsimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojën, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njëjtën kohë.
  3. TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, (plehra kimik, fidanë, fara, naftë), për rimbursimet dhe subvencionet.

Edhe pak ditë nga FITORJA E MADHE”, shprehet Elona Guri, drejtuese e LSI Durrës.

Takim me qytetarë të Durrësit duke diskutuar për 5 pikat e programit të LSI.

1️⃣ Programi i rimbursimit 5% të vlerës…

Pubblicato da Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës su Domenica 7 marzo 2021

SHKARKO APP