Fran Frrokaj merr mbështetje nga lezhjanët

 

 

Lezhjanët nuk duan fjalë që mbeten në ajër apo një llafollog si menaxher të taksave të tyre, por duan zgjidhjen e problemeve që i kanë të trashëguara apo ato që do të krijohen.  Kështu u është drejtuar banorëve të zonës së Fushë Balldrenit, kandidati i djathtë për bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj duke deklaruar se do të  jetë korrekt në premtimet e tijë. Për Frrokajn është e nevojshme që kandidati të jetë një kryetar i mirë duhet së pari të jetë një punëtorë i mirë dhe jo një llafollog i cili dergjet nëpër ekrane televizive për tu treguar atyre që se njohin atë që nuk ka bërë për qytetarët që e kanë votëbesuar. Sipas tijë është shumë herë me e thjeshtë për të folur se për të vepruar dhe realizuar ato që banorët kanë nevoje apo e ardhmja ka nevojë duke përmirsuar të tashmen. Unë kam zgjedhur që të flas pak, ka vijuar në fjalën e tijë Frrokaj, të premtoj aq sa mund të realizoj dhe jam i bindur që realizohen, por mbi të gjithë sepse dua që të behen realitet ato që premtoj. Para banorëve të Fushë Balldrenit, Frrokaj ka deklaruar se kërkon të jetë korrekt me ccdo premtim të dhënë dhe këtë sepse kërkon që në ccdo ballafaqim përballë komunitetit nuk do që të jetë kokulur, por i vetëdijshëm që ka përmbushur objektivat e mundshëm dhe duke marrë të tjera angazhime konkrete. Banorët e Fushë Balldrenit i kanë adresuar kandidatit të djathtë për bashkinë e Lezhës disa prej problematikave që ka kjo zonë e që lidhen  kryesisht me bujqësinë. Eleminimi i plotë i përmbytjeve, si një fenomen që ka dëmtuar deri më tani bujqësinë, krijimi i disa lidhjeve të zonës si dhe ndërtimi i disa akseve të shkurtëra rrugore ka qënë edhe kërkesat kryesore të banorëve për Frrokajn, ndërsa ia referojnë këto zgjidhje përshkak të një performance të mirë të demostruar në komunën e drejtuar prej tijë, e cila suipas banorëve ka ndryshuar rrënjësisht gjatë mandateve te Frrokut. Pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve, Frrokaj e ka vënë edhe njëherë tjetër theksin tek objekivui i tijë më i rëndësishëm si kryebashkiak i Lezhës që janë eleminimi i plotë i përmbytjeve brenda gjysmës së parë të mandatit dhe shmangien e trafikut drejt Shëngjinit duke ndërtuar rrugën lidhëse drejt plazhit. Sipas Frrokut, janë këto dy elementë që jo vetëm përbëjnë edhe bazën kryesore të zhvillimit, por ndërkohë janë të ndërlidhura mes tyre duke qënë një nxitje për njëra tjetrën. Gjetja e fondeve për realizimin e këtyre objektivave kanë qënë një tjetër pyetje që ka kërkuar vëmëndjen e kandidatit Frrokaj, kjo e referuar përgjigjeve të kryeministrit se nuk do ti mbështesë të djathtët. Për Frrokajn, është lajthitje e kreut të qeverisë të bëjë diferencime, kur në fakt ligji e përcakton qartazi fondet që merr ccdo njësi vendore, por gjithsesi ka shtuar Frrokaj, të ardhurat e bashkisë, donacionet e partnerëve apo edhe thithja e investimeve nga fondet e BE-së nëpërmjet projekteve konkrete të hartuara nga ekspertë që do të jenë pjesë e administratës së bashkisë, do të krijojnë buxhetin e mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, që në fakt janë problematike e sotme që kërkon me doemos zgjidhje.

SHKARKO APP