Franca rikthen gjendjen e emergjencës: 4 javë izolim në qytetet kryesore nga ora 21 deri në orën 06

Qeveria franceze ka vendosur të shpallë gjendjen emergjente për shkak të situatës me koronavirusin. Presidenti Emanuel Macron ka njoftuar mbrëmjen e sotme, në një intervistë televizive, se në disa prej qyteteve kryesore do të rikthehet kufizimi i lëvizjes për 4 javë. Ndalimi i qarkullimit do të jetë nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Macron deklaroi se vendimi do të zbatohet në tetë qytete të mëdha në Francë. Në Paris, Grenoble, Lille, Lione, Aix, Marsejë Saint-Etienne, Tolosa, Rouen. Brenda këtij orari do të jenë të mbyllura baret, restorantet, kinematë, teatrot.

“Ky virus po kthehet, jemi në valën e dytë. Ka rritje kudo në Europë, Gjeramani, Spanjë, etj. Është e rëndësishme të themi atë që dimë, që ky virus vret. Tani duhet të reagojmë. Bëjmë 1.4 milionë teste në javë dhe sot kemi 20 mijë raste në ditë dhe 200 persona në remiancion. Institucionet tona të shëndetësisë po hyjnë në një fazë ngarkese dhe jemi të shqetësuar. Në fillim virusi ishte i përhapur në perëndim të vendit, ndërsa tani është në gjithë territorin. Duhet të marrim masa të reja në mënyrë që të ulen rastet e reja dhe ato në reaminacion”,- deklaroi presidenti Emanuel Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emmanuel Macron decrees a curfew of at least four weeks in Ile-de-France and in eight metropolises

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?