Franca zhgënjehet, Fitoussi: Vonesa e reformës në drejtësi është shkelje e zotimit

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian janë në pritje të implementimit të reformës në drejtësi dhe bëjnë thirrje që ajo të mos vonohet. Në konferencën me fokus “Shqipëria në Proçesin e Berlinit”, Ambasadori francez, Bernard Fitoussi tha se çdo vonesë e reformës është shkelje e zotimit. Anëtarësimi në BE për Ambasadoren gjermane, Susanne Schutz, do të thotë shtet ligjor dhe luftë kundër krimit, problem i cili vihet re në gjithë rajonin e Ballkanit. Proçesi i Berlinit ka përmirësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë marrë rolin e liderit në rajon mbi vendet e tjera, ndërsa Aamiti i radhës do të mbahet në verën e vitit 2017 në Trieste.

Për Ambasadorin francez, Bernard Fitoussi, reforma në drejtësi është një reformë kurajoze që duhet përshëndetur, por BE tani po pret implementimin e saj. Ai tha se çdo vonesë e saj, është shkelje e zotimit.

Fitoussi: Duhet përshëndetur kuroajoja vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë ndërmarrë reforma të vështira, të komplikuara dhe të kontestuara, që kanë të bëjnë më fushën e drejtësisë, me organizimin administrativ dhe kjo është një shembull kurajoje edhe për ne vendet e vjetra të Europës Perëndimore. Çdo herë që ngadalësoni ritmin e reformave, aq herë shkelni zotimet tuaja. Ne po presim se kur do ta implementoni sistemin e vettingut në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, ka rikthesuar kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Schutz: Qeverisje e mirë, demokraci, shteti i së drejtës. Këto janë çështje shumë të rëndësishme. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë e rëndësishme dhe besoj gjithashtu se është një sfidë për gjithë rajonin.

Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, kalon përmes proçesit të Berlinit, i cili nisi në vitin 2014 dhe tashmë rezultatet i ka të prekshme.

Sipas Ambasadorit austriak në Tiranë, Johann Sattler, Shqipëria dhe Serbia kanë marrë rolin e liderit, pavarësisht se kjo mund t’u mos u pëlqejë liderëve të tjerë.

Sattler:  Në këtë moment, shohim një lloj pushtet dypalësh, Kryeministri serb dhe ai shqiptar që kanë marrë në një farë mënyre lidershipin në rajon, që nuk është diçka që mirëpritet nga liderët e tjerë të rajonit. Por nga vëzhgimi i këtij proçesi për më shumë se dy vjet, mendoj se është një gjë shumë e mirë sepse ky pushtet dypalësh ka shtyrë përpara rajonin dhe gjithashtu është shumë pozitive, sepse është shoqëruar me një përmirësim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Samiti i radhës i këtij proçesi do të mbahet në korrik të vitit 2017 në Trieste dhe për Ambasadorin italian, Alberto Cutillo,do të jetë një ogur i mirë për vendet e Ballkanit.

Cutillo: Jam i sigurtë se të gjithë e kuptoni simbolikën e të zgjedhurit të Triestes, jo nga vendndodhja gjeografike por nga historia. Atje është gjithashtu selia e një organizate tjetër rajonale, Nisma e Europës Qendrore. Pra në një farë mënyre, mendojmë se kjo zgjedhje simbolikisht mund të sjellë  një vlerë të shtuar për samitin.

Konferenca e organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ShtetiWeb së bashku me fondacionet partnere gjermane, kishte fokus rolin e Shqipërisë në proçesin e Berlinit, proçes i cili ka mundësuar nisjen e disa projekteve qindramilionëshë në vendet e Ballkanit.

Konferencën e përshëndeti dhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Konkluzionet e Konferencës do të jenë pjesë e platformës së Samitit rajonal të Shoqërisë Civile që do të organizohet në Tiranë në pranverën e vitit 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?