Francë/ Marine Le Pen del në balotazh

Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës ka arritur të hyjnë në balotazh dhe do të përballet me Emmanuel Macron në zgjedhjet e 7 majit.

Kandidatja kundër-emigracionit doli e dyta sipas sondazheve.

48 vjeçarja Le Pen, sipas sondazheve është e dyta me 22 për qind të votave, sipas RTBF.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sonte Le Pen dhe mbështetësit e saj po festojnë në qytetin Henin-Beaumont, 193 kilometra në veri të Parisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet e sotme po mbahen nën masa të rrepta sigurie.

Le Pen u kishte premtuar votuesve që do të organizojë referendum për daljen e vendit nga Bashkimi Europian, duke kërkuar largimin e vendit nga Euro i njohur si Frexit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?