FRD e Shkodrës i kundërvihet paktit Topi-Rama

 

Dega e FRD-së së Shkodrës duket se nuk është shumë dakord me marrëveshjen e arritur midis kryetarit Topi dhe kryetarit të PS Rama.

Kryetarja e degës së Shkodrës për FRD Alma Puka ka thënë se janë kundër një koalicioni të tillë.

Bamir Topi kishte shpallur kandidatin Fatlum Nurja për Bashkinë e Shkodrës por sipas marrëveshje së arritur me PS, FRD-ja duhet të mbështesë Keti Bazhdarin.

Por FRD e Shkodrës duket se do të mbështesë kandidaturën e tyre duke i dalë kundër kryetarit të saj.

Një ngjarje e ngjashme doli edhe në Rogozhinë ku PS e këtij qyteti doli kundër kandidaturës së vendosur nga PDIU.

SHKARKO APP