Fredi Beleri dërgohet për gjykim nga SPAK, ministri i Jashtëm grek telefonon Olta Xhaçkën

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Athinës pasi u bë e ditur se SPAK çoi për gjykim kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin.

Sipas burimeve diplomatike greke, Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë të Greqisë.

“Njoftimi i sotëm i Prokurorisë së Posaçme Shqiptare kundër Korrupsionit në lidhje me aktakuzën e kryetarit të zgjedhur të Himarës, z. Fredi Beleri dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij në një gjyq nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në thelb parandalon rezultatin e procesit, duke shkelur të drejtën e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë rreptësishtë”, shkruhet në reagim.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vazhdojnë t’i heqin Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës. Ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologen e tij shqiptare në një bisedë telefonike të kryer sot”, thuhet më tej në reagimin e palës greke.

SHKARKO APP