Fredi Beleri transferohet në burgun 313 në Tiranë. Sot del para GJKKO
Politikë E Hënë, 22 Maj 2023 10:08
Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, do të dalë sot para gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë. Seanca do të mbahet në orën 13:00, ndërsa avokati i Belerit kërkon masë më të lehtë sigurie se arrest me burg.
Ndërkohë, Fredi Beleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin te 313 në Tiranë.