Freedom House: “Partitë punojnë për të kontrolluar institucionet shtetërore”

Raporti i fundit nga “Freedom House”, në lidhje me liritë e zbatimi i tyre e jo vetëm në Shqipëri, ka demostruar se ende vendi ka probleme thelbësore. Në një përmbledhje, nënvizohen sektorë si pluralizmi politik, funksionimi i Qeverisë, liria e shprehjes dhe besimit, shoqatat dhe të drejtat organizative, sundimi i ligjit etj.

Analiza nis me një përshkrim të detzjaur mbi zgjedhjet lokale të 2015, të cilat sipas tyre ishin një test i vërtetë, kjo në lidhje me anëtarësimin për në BE. Raporti konstaton se, presionet mbi votuesin kanë qenë të pranishme. “Vëzhguesit ndërkombëtarë ngritën shqetësime në lidhje me presion mbi votuesit nga politika, problemet me operacionet e komisioneve zgjedhore, si dhe përdorimi i pavend i burimeve të qeverisë nga ana e koalicionit qeverisës gjatë fushatës”.

BE-ja dhe OSBE-ja, e cila ka dërguar një mision monitorues, vlerësoi periudhën e zgjedhjeve dhe fushatën paqësore. “OSBE-ja dhe BE-ja, kanë ngritur shqetësime lidhur me paanshmërinë e organeve zgjedhore. Janë vërejtur probleme në procesin e KQZ-së për regjistrimin e kandidatëve, disa prej të cilëve të lidhur me politizimin e KQZ-së. Gjithashtu u ngritën shqetësime në lidhje me saktësinë e votuesve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, OSBE-ja ka dokumentuar akuzat e përhapura për presion mbi votuesit. “Kjo ka ndodhur sidomos tek punonjësit e sektorit publik, të cilët herë nën kërcënimin për humbjen e punës së tyre, u detyruar për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatave. Politikanë nga koalicioni qeverisës përdorën burime publike gjatë fushatave të tyre zgjedhore, si shpërndarja e certifikatave të pronësisë dhe legalizimeve”,- lexohet në raport.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pluralizmi politik dhe pjesëmarrja

Dy partitë kryesore politike, PS-ja dhe PD-ja, janë thellësisht të polarizuara. Si kryeministëri nga viti 2005 deri në vitin 2013, Sali Berisha, i cili ka punuar për të konsoliduar kontrollin partiak mbi institucionet shtetërore, sidomos pas protestave të dhunshme anti-qeveritare në fillim të vitit 2011. Megjithatë, fitorja elektorale e socialistëve në vitin 2013 dhe 2015 e rivendosën besimin tek aftësitë e forcave opozitare për të siguruar një rotacion të pushtetit përmes zgjedhjeve. Pakicat etnike kanë qenë në gjendje për të bërë fushatë lirisht në gjuhën e tyre në zgjedhjet e fundit. Ndërsa votuesit kanë pasur qasje në materialet e votimit në gjuhët e pakicave në vitin 2013. Fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 2015 ishin vetëm në gjuhën shqipe. Ndërsa anëtarët e minoritetit rom dhe grupe të tjerave janë të margjinalizuara, të pambrojtura ndaj shfrytëzimit politik. Blerja e skemave të tilla si shpërndarja e letrave me vlerë dhe të hollave, janë disa mënyra që vëzhguesit e OSBE-së kanë vënë në dukje në vitin 2015.

Funksionimi i Qeverisë

Korrupsioni është i përhapur. Dënimet e zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit mbeten të rralla. Qeveria aktuale ka ndërmarrë disa hapa për të hequr imunitetin e politikanëve të cilët janë të akuzuar për krime.

Liria e shprehjes dhe besimit

Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, përzierja e biznesit të fuqishëm, politik dhe interesave të medias pengon zhvillimin e mediave të pavarura të lajmeve; në të shihen si të njëanshme drejt ose PS apo PD. Gazetarët kanë siguri të vogël në punë dhe mbeten subjekt i padive, kërcënimeve dhe sulmeve fizike. Monitorimi i mediave nga OSBE-ja gjatë fushatës zgjedhore 2015, ka vërejtur se të gjitha mediat e mëdha, duke përfshirë edhe mjetet e informimit publik, kishin të favorizuara një prej partive të mëdha politike. Qeveria nuk e kufizon qasjen në internet. Kushtetuta parashikon lirinë e fesë, e cila është lënë në fuqi përgjithësisht në praktikë. Nuk ka kufizime, duke përfshirë bloget online dhe mediat sociale. Qeveria zakonisht nuk e kufizon lirinë akademike edhe pse nxënësit dhe mësuesit janë përballur me presionin politik përpara zgjedhjeve.

Shoqatat dhe të drejtat organizative

Liritë e organizimit dhe tubimit janë respektuar në përgjithësi. Demonstratat nga partitë opozitare dhe grupeve qytetare janë të zakonshme dhe ata kanë qenë përgjithësisht të qeta. Organizatat joqeveritare (OJQ-të) funksionojnë pa kufizime por kanë fonde dhe ndikim nga politika.

Sundimi i ligjit

Kushtetuta siguron një gjyqësor të pavarur por gjykatat janë subjekt i presionit politik dhe ndikimeve dhe besimi i publikut në institucionet gjyqësore është i ulët. Në gusht 2015, kryetari i komisionit parlamentar për sektorin e drejtësisë, rekomandoi ndryshime kushtetuese që synonin riorganizimin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, i cila ndjek penalisht gjyqtarë të dyshuar për shkelje; gjykata ka dështuar në përgjithësi për të trajtuar korrupsionin në sektorin gjyqësor dhe është konsideruar gjerësisht të jetë e politizuar. Në shtator, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave akuzoi gjyqtarin kryesor të Gjykatës së Apelit të Tiranës për korrupsion, pas zbulimit të 1.7 milion eurove, aktive të dyshimta.

Shënim/Raporti është përshtatur pjesësisht, në mënyrë të përmbledhur

Pershtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?