Frikë nga koronavirusi, anulohet seanca plenare në Kuvend

Anulohet seanca plenare e planifikuar për nesër në Kuvend, ndërkohë që do të vijohen në komisionet. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në Komisionet Parlamentare. Përmes një letre dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shkruan se ”Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seancë plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. Frikë jo, kujdes po. Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh. Të bashkuar, një shtet një familje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?