Front i ri në Kuvend, PS-PD padisin njëra-tjetrën në SPAK. Manja: E pamundur një qeveri teknike

Politika është në stinën e kaosit, konfikteve dhe të padive në SPAK. Pasi Policia paditi në SPAK 23 deputetët e PD-së në lidhje me aksionin e tyre parlamentar, demokratët u përgjigjën me të njëjtën monedhë, duke akuzuar 73 kolegë të PS-së për veprën penale për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shfaq i pa shqetësuar duke e gjetur shpëtimin te Komisioni i Venecias dhe arsyetimin se mazhoranca nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

”Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias. Do të presim opinionin e Komisionit dhe do të ketë një vendimmarrje për Kuvendin. Mbi Kuvendin e Shqipërisë, sovranit nuk mund t’i imponohet askush”, u shpreh Manja.

Dialogu në Parlament mes PS dhe PD duket larg, pasi Manja si një nga anëtarët e Këshillit të Ministrave e sheh të pamundur që t’i pranohet kushti opozitës për një bashkëqeverisje teknike të dytë. Bojkoti i PD në Komisione Parlamentare nuk i ka stepur socialistët për të përsëritur të njëjtën fotografi të një viti më parë, vijimin e punës të vetëm.

SHKARKO APP