Frrokaj: Deputetët të mos shkojnë me ”Versace” në terren. Harrojeni dorëheqjen nga Basha, kapiteni ikën i fundit

Nënkryetari i PD-së në Lezhë, Fran Frrokaj gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve me Lulzim Bashën për rezultatin e 6 marsit, ka thënë se janë të vendosur në qëndrimin e tyre për PD. Për të dorëheqja e Lulzim Bashës është vendimi i fundit që duhet menduar.

Kuptohet mbështetja e kryetarëve të degëve të PD-së për Bashën pasi marrin rrogë nga fondet e PD-së, të cilat jepen nga buxheti i shtetit. Kurse deputetët, edhe ata afër Bashës, dje dhe sot kërkuan dorëheqjen.

“Falënderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki, 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me ”Versace”, por të shkojnë për të punuar, duhet të kthjellohemi e të gjykojmë.

Të gjithë harrojnë se Berisha është ”non-grata” dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi i fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen”.

SHKARKO APP