Frroku: Nëse arrestohem, shumë deputetet do përfundojnë si unë

Deputeti Mark Frroku tha sot në seacën e Kuvendit se kërkesa e prokurorisë do të krijojë një precednetë të rrezikshëm në Parlament. Ai tha se nuk ka bërë dëshmi të rreme dhe se prokuroria po kërkon kontroll banese, si të kishte bërë dëshmi me kallash.

“Në 25 vite nuk kam parë një politikan që të burgoset një dëshmi të rreme. Dëshmi e cila nuk ekziston, sepse para prokurorit kamë dhënë dëshmi të saktë. Prokurori kërkon kontroll personal dhe të banesës, a thua dëshmia ime është bërë më kallash. Besoj se nuk do t’ja hapni rrugën këtij precedenti. Nëse e hapni rrugën, shumë prej jush do të përfundoni nesër siç po pretendohet për mua sot.  Di shumë mirë se në këtë sallë Kuvendi janë bërë dëshmi të rreme. Për mua nuk është e provuar. Ajo njohja me Durim Bamin është e paprovuar dhe nuk ekziston”,- tha Frroku. 

SHKARKO APP