”Frymëzim i fitores, Shkodra e 6 marsit”, Meta: Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë

Krah kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, dhe kandidat i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Bardh Spahia do fitojë, dhe më 14 Maj e gjithë Shqipëria do të bëhet Shkodër.

”Shkodranët do ta dënojnë në mënyrën më plebishitare se Rilindja ka bërë gjithçka për të zhbërë Shkodrën si një nga qendrat më të mëdha të vendit tonë. Kam një pyetje për të gjithë ju, mund ta përfytyronte dikush që Shkodra të mos ketë sot Drejtori Arsimi? Kush mund t’ia bënte Shkodrës këtë gjë?

Këtë e bëri Rama dhe Rilindja e tij. Shkodra që është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan të mos ketë as Agjenci ujërash as Bordin e Kullimit. Këtë e bëri vetëm Rilindja e Ramës. Shkodra kryeqendër të mos ketë Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative, veprime të marra për të ulura peshën administrative, politike të Shkodrës.

Jepni mesazhin tuaj duke votuar kundër monizmit më 14 maj. Rinia e Shkodrës nuk ka çmim, e ka vendin këtu, jo jashtë vendit. Jam i bindur se pas 14 Majit nis epoka e llogaridhënies. dhe ne marrim mësimin se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë”, tha Meta.

SHKARKO APP