Shqiperia mbytet, Edi Rama lahet!

Ndërsa gjithë vendi është përfshirë nga përmbytjet, Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ndodhen në Shqipëri.

I gjithë vendi është përfshirë ditën e djeshme nga reshje të dendura shiu. Përmbytjet kanë përfshirë disa prej qarqeve kryesore të vendit, duke mos përjashtuar edhe një pjesë të periferisë së Tiranës. Situata më dramatike është në qarkun e Lezhës. Si pasojë e përmbytjeve janë evakuar rreth 20 familje në Lezhë dhe 25 në Tiranë. Ndërkohë përmbytje ka pasur dhe në Vlorë dhe Elbasan e në disa rrethe.

Situata është e ngjashme me atë të një viti më parë në vitin 2015, bile duke se do vijë duke u rënduar. Madje, të njëjtat zona u përmbytën në vitin 2013, 2014 dhe thuajse gjatë 15 viteve të fundit. Është një tragjedi që banorët e këtyre zonave e provojnë në mënyrë sistematike sa herë që reshjet vazhdojnë për më shumë se disa orë. Këtë vit pati edhe paralajmërime. Dy ditë më parë Kreu i Bashkisë së Tiranës parashikoi se Tirana në zonën e Bregut të Lumit do të përmbytej. Megjithatë masat e marra nuk mjaftuan. 25 familje te Bregu i Lumit edhe dje i humbën plaçkat e shtëpive në lumin e Lanës. Ndërsa në Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Librazhd  nuk ka pasur nevojë për paralajmërime, pasi dihet se sa herë 4 orë shi banorët e kanë lumin te porta. Situata mbetet alarmante në Lezhë. Ushtria e policia po bëjnë maksimalen.

PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.

Ministria e Brendshme, autoritet e emergjencave civile dhe bashkitë e gjithë zonave të prekura janë vënë në alarm. Pasditen e djeshme Ministria e Mbrojtjes ka vënë dispoczion dhe helikopterët për evakuimin e banorëve të rrezikuar. Ndërsa në Bashkinë e Tiranës, rreth 1200 punonjës të saj kanë qenë dje në terren në të gjitha zonat ku janë shfaqur probleme. Por duket se me e keqja nuk ka kaluar. Sipas Ministrisë së Brendshme situata mund të përkeqësohet në orët në vijim. Parashikimet meteorologjike flasin për reshje që do të vazhdojnë disa ditë çka e pritet të sjellë komplikim të mëtejshëm të situatës. Në gjithë këtë situatë ku lajmet e përmbytjeve kanë nisur të quhen të zakonshme nga politikanët bie në sy mungesa e atyre që duhet të ishin në krye të punëve për përballimin e emergjencës. Kryeministri, që duhet të kishte mbledhur shtabin e emergjencave nuk ndodhet në Shqipëri. Prej tre ditësh është në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas zyrës së shtypit, për një “sebep gëzimi familjar”. Pardje u fotografua teksa shijonte si tifozë elitar ndeshjen e basketbollit. Ndërsa dje, kur një pjesë e mirë e vendit ndodhet nën ujë, përgjegjësitë ja ka kaluar  zv/kryeministrit Niko Pleshi. Nuk dihet çfarë urdhrash u ka dhënë vartësve, por në rrjetin social Facebook nuk pati asnjë koment apo sensibilizim për zonat ku përmbytjet rrezikojnë jetë njerëzish. Nën klimën e ngrohtë të Majemit nuk dihet nëse kryeministri e ka marrë vesh që në katër qarqe të vendit situata është emergjente.

Ndërsa Qeverisë i mungonte Kryeministri, Tiranës i mungonte Kryebashkiaku. Mëngjesin e djeshëm, para nisjes së reshjeve, kreu i Bashkisë së Tiranës udhëtoi drejt shtetit të largët Siri Lankës. Zyrtarisht merre pjesë në një forum ekonomik. Në krye të operacionit për përballimin e emergjencës u Arbian Mazniku, numri dy i Bashkisë së Tiranës.

Edhe po të ishin në Tiranë nuk është se do shmangnin përmbytjet. Nuk do ndalte lumin e Lanës  asVeliaj dhe as Rama nuk do të hipte në gomone për të shpëtuar njerëz. Maksimumi, do vishnin çizmet dhe do jepnin deklarata për mediat. Megjithatë prania e tyre ka domethënie të veçantë në situata të tilla. Janë nga ato momente që tregojnë sesa të përgjegjshëm janë politikanët ndaj problemeve reale të qytetarëve. A nuk kritikonim dikur Fatos Nanon për këto sjellje atipike gjatë qeverisjes së tij?

rama-veliaj

Shtetarë dhe politikanë të vendeve të tjera, në situata të ngjashme kanë anuluar dhe takime zyrtare. Kanë lënë në mes dhe konferenca ndërkombëtare. Ndërsa politikanët tanë nuk lënë kthehen para kohe nga një “qokë familjare” dhe nuk anulojnë dot pjesëmarrjen në një forum. Kryeministri nuk ishte në Majami për të takuar Obamën dhe në ndonjë takim ku diskutohen plane strategjike. Ndërsa Kreu i Bashkisë së Tiranës në një forum ekonomik, ku edhe po të mos ishte prezent, Tirana nuk do humbiste ndonjë gjë të madhe.

Është nga ato raste kur shprehja popullore “fshati digjet, ku.. krihet” i shkon më shumë për shtat.

 

 

 

 

SHKARKO APP