Ftesat e Ramës, Basha nga Shijaku: E shikoni si jargavitet. Prerë dhe qartë, koha jote ka mbaruar

Shijaku ishte ndalesa e radhës në rrugëtimin jug-veri të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pasi i falënderoi për mbështetjen masive që po i japin ndryshimit, Basha bëri thirrje që mos t’i besoj njeri premtimet e Ramës sepse nuk ngopet njeri me lugën bosh.

Kreu i opozitës i është përgjigjur dhe ftesave të kryeministrit, siç tha ai ‘prerë dhe qartë’, duke i thënë se koha e tij ka mbaruar.

Vendimi i shqiptarëve është marrë me 25 prill vota për numrin 9. Vota për ndryshim do të thotë votë për transparencë, vlerësim të drejtë, përshpejtim të kompensimit financiar për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti pa ndarje politike, do të thotë përshpejtim i procesit të rindërtimit të marrë peng nga Edi Rama dhe mafia e tij. Nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet duke kërkuar tani që e ka kuptuar që shumica e shqiptarëve duan ndryshim të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Prerë dhe qartë, Edi Rama koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron dot Shqipëria. 25 prilli është dita e ndryshimit. Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë javë një maratonë të shpresës, një maratonë të ndryshimit që e ndjej kudo ku shkoj. Ta kthejmë prapë shpresën dhe besimin e nënave tona në votë për numrin 9T’i japim mundësinë fëmijëve tanë, të ardhmes tonë, rinisë tonë dhe mbi të gjithë Shqipërisë tonë që standardet europiane t’i gëzojnë këtu, në Shijak dhe në Durrës dhe së bashku të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Brenda 100 ditëve të para do hapim negociatat dhe do çojmë Shqipërinë aty ku u nis, nga sheshet e Shijakut, Kavajës, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës, Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipërinë do ta bëjmë si gjithë Europa! Shqipërinë do ta çojmë anëtare të plotë të Bashkimit Europain! Shqipërisë do t’i hapim negociatat më 25 prill duke votuar numrin 9! Duke votuar për ndryshim numrin 9!”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP