Ftesat për bashkëpunim nga Rama, kreu i PD: Kërkon të na asgjësojë, është mashtrim dhe hile

Kryeministri Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit, e ka përsëritur disa herë ftesën e bashkëpunimit me PD-në, por sot kreu aktual i selisë blu, Lulzim Basha tha se e sheh si një hile dhe mashtrim me qëllim asgjësimin e PD-së.

Nga takimi me demokratët e Tiranës, Basha tha se nuk do njohë rezultatin e 25 prillit, edhe pse kjo deklaratë e tij rezulton kontradiktore, pasi ai ka pranuar që të hyjë në parlamentin e ardhshëm. ndër të tjera, Basha tha se nga 25 prill, PD-ja ka dalë më e fortë.

”Mashtrim, hile që tashme ky kundërshtar djallëzo i ka kthyer në përditshmëri, ftesë me qëllim që të asgjësohemi si e vetmja forcë që luftojmë krimin, nëse shkojmë në atë drejtim nuk ka më asnjë shpresë për shqiptarët. 25 prilli është masakër zgjedhore dhe unë kam deklaruar se nuk e njoh dhe nuk e pranoj maskarën zgjedhore të 25 prillit. Nuk e njoh rezultatet e tjetërsuara të 25 prillit dhe se dyti që përgjigja e prerë për ftesën e bashkëpunimit është një “jo”. Rama nuk ka pritur gjë prej meje. Këtu vjen instrumenti i dytë që Rama po zhvillon. E di fare mirë që nga kjo betejë PD nuk ka dalë më e vogël, por më e madhe”, tha Basha.

SHKARKO APP