Fuga: Mirë, Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën, nuk ka faj fare?!

Akademiku Artan Fuga, refuzimin e negociatave për anëtarësimin në BE nga Këshilli i Europës e sheh si mungesë të arritjeve të qeverisë. Përmes një postimi në facebook, Fuga ironizon situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ndërsa në këtë linjë parashtron problemet. ”Mirë Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee”.

Postimi i plotë

Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese! Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht, ca deputetë që na vunë 99 kushte! Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! Fajin e ka nobelisti Handke. Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet! Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi!

Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata, që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! Fajin e ka Makroni! Këshillat bashkiake i kemi moniste! Zoti Trump, që konsiderohej armik i shqiptarëve, e kishte fajin! Na kapin tonelata me kanabis në kufi! E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!

Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga Presidenti! Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias, që nuk shprehen qartë! Po për PPP që bëjnë kërdinë?! Për ato i ka fajet Akademia Suedeze e Shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike! Po për përgjimet te Bild? Për ato e kishte fajin Elez Biberaj!

SHKARKO APP