Fuga: Propaganda ka shuar shpresën. S’ka qeverisje të mirë, nëse opozita s’ka zë
Akademiku Artan Fuga, thotë se propaganda e qeverisë ”Rama 3”, ka bërë sipas tij që tek shqiptarët të shuhet shpresa për ndryshim, duke krijuar pakënaqësi për të gjithë kastën politike. Po ashtu Fuga tregon pse nuk pret ndryshime të mëdha në shtator me protestat e paralajmëruara nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, por që gjithçka mund të ndodhë.
”Një opozitë konstuktive që kritikon e demaskon afera korrupsione kudo të jenë, është një e mirë publike. Madje gjithmonë e kam thënë që një shoqëri nuk mundtë menaxhohet nëse nuk ka një opozitë të fortë e të qëndrueshme. edhe për korrupsionet në një farë mënyrë në 10 vitet e fundit kanë ndodhur sepse qeverisja veç vullnetit politik për ti përdorur edhe për një rezervuar elektoral, por arsyeja ka qenë edhe se opozita ka qenë me një lidership të dobët që e kishte lëshuar fuqinë e vete. Nuk ka qeverisje të mirë nëse opozita nuk ka zë.
Aktualisht ende nuk ka zë, në pushtetin lokal, në shoqëri civile të uzurpuar nga njerëz të lidhur me pushtetin, në Kuvend sepse nuk ka dot fuqi penguese për çdo ligj. Por ka një zë më të fortë për të vënë gishtin në disa plagë. Nuk do të bashkoja në një gjë të vetme dhe nuk do ti klasifikoja bashkë inceneratorët dhe aferën që rezulton që edhe organet e drejtësisë e SPAK kanë vënë gishtin e thonë ka edhe më shumë, përgjegjësia është e qeverisë.
A ka një besim në një tjetër lidership që do të sjellë ndryshimin? Ky është problemi. A kthehet pakënaqësia në një motiv të një lëvizje sociale dhe së fundmi kthehet në lëvizje politike. Lidershipi i opozitës nuk është se nuk fliste për afera por nuk kishte këto dy elementët e tjera, kthimi në një lëvizje sociale për të krijuar një vlerë të re dhe mekanizmat politik nuk shihen akoma.
Mendoj që të gjithë ata që shpresojnë se kjo vjen në mënyrë automatike, është gabim. Shqiptari do thotë kjo nuk bëhet dhe ikën nëse kjo vijon. Prova më e mirë e kësaj që po ju them është emigrimi, sepse po të kishte besim do të rrinte e përpiqej të transformonte e shëronte shoqërinë”,-tha në ”News 24”.