Fundi i 2021 e gjen PD me kryetar të ri? Berisha mbledh firmat për Kuvendin Kombëtar

Duket se situata në PD po shkon në një drejtim të ri, në rikthimin e Sali Berishës si kryetar. Më shumë se 1500 firma që duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar të demokratëve tashmë “Foltorja” i ka mbledhur.

Kush do të jetë rruga që Berisha do të ndjekë për të njoftuar anëtarët e Kuvendit të PD? Indrit Hoxha mbështetës i foltores së Sali Berishës tregon hapat që do të çojnë në këtë moment. Pas kësaj faze statuti përcakton ngritjen e një komisioni që drejton punimet e këtij Kuvendi.

Emrat e anëtarëve duhet të propozohen nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Për të vijuar në rrugëtimin e tyre, mbështetësit e foltores kanë përpiluar dhe axhendeën e punimeve në Kuvend. Për më tepër fundi i 2021 sipas kësaj nisme e gjen PD me kryetar të ri.

SHKARKO APP