Fundjava e pensionistëve dhe prindërve me fëmijë në 6 bashki

Edhe këtë herë, fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje. Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha mbyllur.

Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 6 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier. Pjesa tjetër e bashkive të gjelbra janë me rregulla të reja, aktualisht lejohet lëvizja deri në 21:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, që nga e hëna nuk do të ketë më fasha orari në zonat e gjelbra. Edi Rama u shpreh dje se nga e hëna do të hapet gjithçka me përjashtim të transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese që do vijojnë të mbyllura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?