Fundjava me stuhi dhe rrebeshe shiu, ja zonat që rrezikojnë përmbytje. Parashikimi i motit

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugperwndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C deri në 18°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 20°C.

SHKARKO APP