Fundjava te Liqeni Artificial si të jetë ”Dita e Verës”, harrohet Covid-19

Më 9 mars bëhet një vit që kur u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri. Ndërkohë në Tiranë nuk don t’ia di njeri.

Java e parë e shkurtit ka thyer çdo rekord të pandemisë, me shifra tejet shqetësuese. Vetëm këtë javë janë shënuar 6085 raste të reja me Covid-19 si dhe 66 viktima. Por shifrat duket se nuk i trembin qytetarët.

Shëtitorja në parkun e Liqenit Artificial është e tejmbushur, sikur të ishte ”Dita e Verës” pasi koha e tillë është, plot diell. Qytetarët neglizhojnë masat duke mos shmangur grumbullimet dhe disa nuk përdorin as maskë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?