Arbër Hajdari-“Fundjavë Ndryshe” dhuron pako me ushqime për mbi 5000 familje në nevojë

Koronavirusi COVID-19 prej disa ditësh tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri dhe të shumta janë ato familje që përpos varfërisë, aktualisht mbajnë mbi supe edhe “panikun” se mos preken nga ky virus që ka përfshirë gjithë botën.

Ndërkohë “Fundjavë Ndryshe”, vijon që të përmbushë misionin e saj primar: “Të ndihmojë njerëzit në nevojë”.

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari përmes një videoje të bërë publike në rrjetet sociale, ka treguar se po përgatiten nga fondi i emergjencës pako ushqimore për mbi 5000 familje në nevojë.

“Ne po përgatisim pakot për mbi 5000 familje në nevojë. Mbi 100 ton ndihma. Faleminderit bamirësve! Zoti ju ruajtë të gjithëve”, shkruan Hajdari. Saktësojmë se zoti Hajdari mbetet një shembull inkurajues për të gjithë fondacionet e tjera në Shqipëri. Një djalë i ri pasionant, patriot dhe shumë i përkushtuar për njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, “Fundjavë ndryshe” ka nisur edhe një fushatë online, ku të gjithë shqiptarët mund të kontribuojnë për t’iu ardhur në ndihmë bashkëkombasve të tyre në këto ditë të vështira.

SHKARKO APP