Fundjavë në bregdet, radhë kilometrike makinash në Morinë

Radhë kilometrike automjetesh është krijuar ditën e sotme në doganën e Morinës për shkak se një numër i madh turistësh kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Ky fluks i madh udhëtarësh vjen në një kohë kur jemi në pikun e pushimeve verore, dhe numri i turistëve nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë për t’u relaksuar është si gjithmonë i madh.

Pala shqiptare po punon me procedurë të thjesht e shpejtë, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike. Radhë e gjatë është krijuar edhe të Ura e Drinit të Zi, ku edhe këtu për shkak të fluksit të madh automjetet kanë krijuar radhë kilometrike.d.m-kohajone

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?